Aktualitet

Udhëtimet drejt Zvicrës!Ndryshojnë rregullat për shqiptarët,çfarë duhet të paraqesin

20 Janar 2022, 13:36 Nga DOSJA
Udhëtimet drejt Zvicrës!Ndryshojnë rregullat për

TIRANË– Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se nga data 22 Janar për qytetarët që udhëtojnë drejt Zvicrës për personat që janë vaksinuar ose shëruar nga COVID nuk duhet të paraqesin test të shpejtë. Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen.

NJOFTIMI:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton se për udhëtimet drejt Zvicrës, nga data 22 janar 2022:Personave që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19, nuk do t’ju kërkohet më të paraqesin një test negativ PCR ose test të shpejtë antigjen, përpara se të hyjnë në Zvicër; Duhet plotësuar formulari i hyrjes për në Zvicër, vetëm nga personat që udhëtojnë me avion apo me autobus nga distanca të gjata: Përjashtim për të paraqitur një test anti-covid janë fëmijët nën moshën 16 vjeç, emergjencat mjekësore dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund te testohen. Nga rregullat e sipërpërmendura përjashtohen drejtuesit e automjeteve që kryejnë transport dhe personat që tranzitojnë në Zvicër pa ndaluar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet udhetim drejt zvicres zvicer udhetim drejt zvicres zvicer

Sondazh

Poll