Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, hetuesit marrin në pyetje mjekët, pritet ekspertiza

20 Janar 2022, 08:45 Nga DOSJA
Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, hetuesit marrin në pyetje

ELBASAN – Vdekja e një 3-vjeçareje ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit ka ngritur në këmbë hetuesit, të cilët për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kanë marrë në pyetje disa mjekë dhe një mjeke turni, në momentin kur fëmija është paraqitur në spital.

Hetuiesit janë përqendruar që tek dokumentimi i vizitës dhe mjekimi i parë që i është dhënë familjarëve për 3-vjeçaren. Po ashtu, po shikohet me vëmendje edhe zbatimi i protokollit mjekësore, që nga momenti i parë kur e vogla është paraqitur në urgjencën e qytetit.

Mjekët u shprehën se shkak i vdekjes së 3-vjeçares ishte Pneumonia bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake, megjithatë ekspertët janë në pritje të daljes së ekspertizës përfundimtare, e cila pritet të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes së të voglës.

3-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në spitalin e Elbasanit ishte paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësorë. Sipas mjekëve, e mitura u paraqit me një nivel oksigjeni 46, gjë e cila ka bërë që të mos mund të shpëtojë. Pas ekspertizës është konstatuar edhe shkaku i vdekjes së fëmijës, i cili është pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore. Mësohet se ky është edhe shkaku se përse fëmija është paraqitur në spital me një nivel oksigjeni tepër të ulët. Më herët, babai i vajzës tha për mediat para ambienteve të spitalit se e mitura kishte 8-9 ditë sëmurë dhe pas vizitës mjeku i kishte thënë se bëhej fjalë për një virozë. Ai tha se e kishin sjellë vajzën me buzë të nxirë në spital.

LAJMI KRYESOR: Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, nis procedimi për mjekët që e vizituan: E neglizhuan

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian alla mira karaj spitali elbasan vdes 3-vjeçarja gentian alla mira karaj spitali elbasan vdes 3-vjeçarja

Sondazh

Poll