Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, nis procedimi për mjekët që e vizituan: E neglizhuan

20 Janar 2022, 10:08 Nga DOSJA
Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, nis procedimi për mjekët

ELBASAN – Nis procedimi penal për dy mjekët e Urgjencës së Spitalit Rajonal të Elbasanit, pas vdekjes së 3-vjeçares ditën e djeshme në këtë qytet. Ata akuzohen për neglizhencë të trajtimit mjekësor. Mësohet se dy mjekët, Mira Karaj dhe Gentian Alla, do të përballen me një procedim penal në lidhje me ngjarjen, pasi ata kanë qenë personat e parë që e kanë pritur të voglën kur e kanë dërguar në Urgjencë, duke i dhënë mjekim ambulator, megjithëse gjendja e saj ishte tepër e rëndë.

Dy mjekët janë marrë në pyetje nga hetuesit e caktuar për këtë çështje, ndërkohë që, një rëndësi e madhe po i kushtohet edhe zbatimit të protokollit mjekësor pas paraqitjes së vajzës në gjendje të rëndë në urgjencën e Pediatrisë së Spitalit të Elbasanit. Mjekët u shprehën se shkak i vdekjes së 3-vjeçares ishte Pneumonia bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake, megjithatë ekspertët janë në pritje të daljes së ekspertizës përfundimtare, e cila pritet të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes së të voglës.

Hetuiesit janë përqendruar që tek dokumentimi i vizitës dhe mjekimi i parë që i është dhënë familjarëve për 3-vjeçaren. Po ashtu, po shikohet me vëmendje edhe zbatimi i protokollit mjekësore, që nga momenti i parë kur e vogla është paraqitur në urgjencën e qytetit.

3-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në spitalin e Elbasanit ishte paraqitur atje në gjendje të rëndë shëndetësorë. Sipas mjekëve, e mitura u paraqit me një nivel oksigjeni 46, gjë e cila ka bërë që të mos mund të shpëtojë. Pas ekspertizës është konstatuar edhe shkaku i vdekjes së fëmijës, i cili është pneuomonia bilaterale dhe insuficenca kardiorespiratore. Mësohet se ky është edhe shkaku se përse fëmija është paraqitur në spital me një nivel oksigjeni tepër të ulët. Më herët, babai i vajzës tha për mediat para ambienteve të spitalit se e mitura kishte 8-9 ditë sëmurë dhe pas vizitës mjeku i kishte thënë se bëhej fjalë për një virozë. Ai tha se e kishin sjellë vajzën me buzë të nxirë në spital.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, hetuesit marrin në pyetje mjekët, pritet ekspertiza

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian alla mira karaj spitali i elbasanit vdes 3-vjeçarja gentian alla mira karaj spitali i elbasanit vdes 3-vjeçarja

Sondazh

Poll