Aktualitet

VD-BENZI u përplas me autoshkollën në Berat-Dimal, shkon në 6 numri i të plagosurve

20 Janar 2022, 09:09 Nga DOSJA
VD-BENZI u përplas me autoshkollën në Berat-Dimal, shkon në

BERAT – Shkon në 6 numri i të plagorusve nga aksidenti i rëndë në aksin Berat – Dimal. Mësohet se njëri nga automjetet ka qenë autoshkollë.

Mësohet se në Benz udhëtonin një çift bashkëshortësh, ndërsa në automjetin autoshkollë udhëtonin 3 kursantë dhe instruktori. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina me të cilën udhëtonin dy bashkëshortët, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në kanalin në anë të rrugës, duke i lënë të plagosur të dy. Ndërkohë që, automjeti i autoshkollës ka përfunduar i shkatërruar tërësisht, ndërsa tre kursantët dhe instruktori i tyre kanë përfunduar me urgjencë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërsa paraprakisht dyshohet një pakujdesi nga ana e autoshkollës.

LAJMI KRYESOR: VD-Aksident i rëndë në Berat – Dimal, Benzi përplaset me autoshkollën, 6 të plagosur

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat-dimal aksident ne berat berat-dimal

Sondazh

Poll