Aktualitet

Në hotel me transgjinoren, kapet i riu që plagosi shokun: Isha i pavetëdijshëm

20 Janar 2022, 07:41 Nga DOSJA
Në hotel me transgjinoren, kapet i riu që plagosi shokun: Isha i

TIRANË – Markelian Beqiri, 26 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, teksa udhëtonte me një automjet në segmentin rrugor Linzë – Surrel. Beqiri akuzohet se ka tentuar të vrasë në muajin dhjetor të vitit të kaluar me armë zjarri Arni Sulejmanin, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë, ndërsa autori u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndaj Beqirit, Gjykata kishte dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa kapja e tij u realizua në kuadër të operacionit të koduar ‘Linza’, ku policia e ka arrestuar atë teksa udhëtonte me një automjet në segmentin rrugor Linzë – Surrel. Beqiri akuzohet për disa vepra penale: “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Pas arrestimit, Markelian Beqiri është shprehur në dëshminë e tij para hetuesve se qëllimi i tij nuk ka qenë ta vriste të riun. Beqiri ka rrëfyer se më 9 dhjetor ka qenë me shokun e tij dhe një mikeshë në hotel kur kanë konsumuar shumë alkool dhe lëndë narkotike. Për plagosjen ai ka treguar se nuk ka kuptuar asgjë pasi ka qenë i pavetëdijshëm kur është shkrepur arma.

Ngjarja për të cilën akuzohet 26-vjeçari ndodhi brenda një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ku në dhomë ishin tre djem dhe një vajzë transgjinore. Ende nuk dihen arsyet se përse ka nisur konflikti, mirëpo në një moment, 26-vjeçari Markeljan Beqiri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka plagosur shokun e tij 20-vjeçar Arni Sulejmani. Ky i fundit në dëshminë e tij pretendonte se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa ndodhet ende në spital duke u kuruar për plagën e marrë në krah. Pas plagosjes, autori 26-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në pranga kanë përfunduar Anxhela Brisku dhe Enver Hysenaj.

Ndërkohë, policia vuri në pranga për ngjarjen edhe Tefik Shehun, një 32-vjeçar i dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës. 32-vjeçari është dënuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur edhe Anxhela Brisku, transgjinorja e cila u gjet brenda hotelit në Durrës, aty ku ndodhi plagosja me armë zjarri. 22-vjeçarja ka rrëfyer se ishte e dehur dhe nuk mban mend se për çfarë arsye u plagos Sulejmani. Më tej, Brisku ka pohuar se të gjithë do të konsumonin kokainë mirëpo ende nuk e kuptoi se përse e gjithë situata devijoi deri në plagosje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Plagosi shokun, Beqiri: Arnin s’doja ta vrisja, ishim në hotel, morëm drogë dhe…

Në hotel me 1 transgjinore/ U arrestua sot, si Beqiri tentoi të vrasë shokun e tij

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arni sulejmani markelian beqiri plagosje brenda hotelit ne durres arni sulejmani markelian beqiri plagosje brenda hotelit ne durres

Sondazh

Poll