Aktualitet

VD-Aksident i rëndë në Berat, Benzi përplaset me autoshkollën, 6 të plagosur

20 Janar 2022, 08:53 Nga DOSJA
VD-Aksident i rëndë në Berat, Benzi përplaset me

BERAT – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat – Dimal, ku dy automjete, njëri prej të cilëve tip ‘Mercedes Benz ML’ dhe tjetra një autoshkollë janë përplasur mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.

Mësohet se në Benz udhëtonin një çift bashkëshortësh, ndërsa në automjetin autoshkollë udhëtonin 3 kursantë dhe instruktori. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina me të cilën udhëtonin dy bashkëshortët, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në kanalin në anë të rrugës, duke i lënë të plagosur të dy. Ndërkohë që, automjeti i autoshkollës ka përfunduar i shkatërruar tërësisht, ndërsa tre kursantët dhe instruktori i tyre kanë përfunduar me urgjencë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Sipas disa dëshmitarëve, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, përplasja ishte tepër e fortë dhe zhurma e madhe i ka bërë ata të dalin jashtë banese dhe të shikojnë kasaphanën që kishte ndodhur. Ata bëjnë me dije se ishin të afërm me çiftin e bashkëshortëve që udhëtonin në ‘ML’, ndërsa shtojnë se kur mbërritën aty, gjetën bashkëshorten të dëmtuar rëndë, të shtrirë jashtë makinës.

Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident, ndërsa paraprakisht dyshohet një pakujdesi nga ana e autoshkollës.

Drejtuesi i automjetit tip ‘Mercedes Benz ML’, që u përfshi në një aksident mesditën e sotme në aksin Berat – Dimal me një autoshkollë, është një emër i njohur për Policinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, atij i janë gjetur municione. Namik Paja drejtuesi i mjetit fuoristradë, i cili ka goditur mjetin tjetër ka patur më parë një përplasje verbale me policinë, ku kjo e fundit është detyruar të ushtrojë kontroll në banesën e tij në lagjen e njohur si “Gjashtkatëshi” mbi lokalin biznes i familjes, ku janë sekuestruar një pistoletë dhe disa municione.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

EMRI/Aksidenti në Berat,shoferit i gjejnë municione në banesë, i njohur për policinë

Të afërmit e të aksidentuarve në Berat: Dëgjuam zhurmë, një grua e shtrirë në tokë

VD-BENZI u përplas me autoshkollën në Berat-Dimal, shkon në 6 numri i të plagosurve

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat-dimal aksident ne berat berat-dimal

Sondazh

Poll