Aktualitet

Kuvendi në Kosovë, debate e ironi për energjinë elektrike, Kurti: S’kemi para

20 Janar 2022, 09:44 Nga DOSJA
Kuvendi në Kosovë, debate e ironi për energjinë elektrike,

KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mblidhur ditën e sotme në dy seanca plenare. Telegrafi shkuan se seanca e parë ka nisur në orën 10:00 ku është biseduar në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Fillimisht ka qenë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili ka kërkuar nga qeveria që të ktheje në pikën 0 raportin e anti-rregullatorit të energjisë elektrikë në Kosovë (ZRRE).

Më pas ka folur kryeministri Albin Kurti i cili është shprehur se nëse do ishte në dorën e tyre, nuk do ta kishin rritur çmimin e energjisë elektrike, po ai shtoi se nuk kanë ku të gjejnë lekët për të paguar për importin e saj. Ai gjithashtu tha se vetëm ditën e djeshme ka paguar 2 milionë e gjysmë euro për import energjie elektrike.

Po as përplasjet nuk kanë munguar në pjesën e parë të seancës së sotme parlametarëe në Kosovë. Kjo pasi fillimisht u përplas Kurti dhe kreun e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se faji për këtë gjë, është i menazhimit jo të mirë të Korporatës Energjetike të Kosovës. Ndërkohë që nga ana tjetër Kurtu ja ktheu se ironi si nuk ka rënë menaxhimi por turbina e korporatës. Përplasje të tjera ka pasur mes zvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të Opozitës, pasi Bislimi i quajti ata gënjeshtarë. Menjëherë pas këtyre fjalëve, deputetet nisën të bërtisnin dhe të përplasnin duart mbi tavolinë.

Në orën 15:00 do të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara të datave 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),

Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

Zgjedhja e dy drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,

Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tregti me jashtë

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e bujqësisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për farërat,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi organike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e bimëve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Gjuetinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për materialin fidanor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasurimin e miellit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rregullimin e tokës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bletari,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për plehrat artificiale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përkujdesjen ndaj kafshëve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veterinarinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin bujqësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ujitjen e tokave bujqësore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kooperativat e bujqve,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tokën ndërtimore.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rritja e energjisë elektrike, kërkesa e PDK-së për debat nuk miratohet në Kuvend

VD/ “U mbyte tu rrejt”, përplasje në Kuvend mes Bislimit dhe deputetëve: Mos ofendo

Kriza energjetike, debat mes Kurtit dhe Tahirit: Nuk ka rënë menaxhimi por turbina

Kurti: Nuk duam që të jetë energjia e shtrenjtë, por s’kemi ku t’i gjejmë lekët

Rritja e energjisë, PDK: Qeveria të kthejë pikën 0 raportin e ZRRE-së

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni kosove mblidhet kuvendi i kosoves kosove mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll