Aktualitet

Manipulimi! Hetohet kryetari e anëtari i Erzenit, votuan në emër të Bashkisë Shijak

20 Janar 2022, 08:17 Nga DOSJA
Manipulimi! Hetohet kryetari e anëtari i Erzenit, votuan në emër

DURRËS– Kryetari i Shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, Marius Shahini si edhe anëtari Fundim Dollaku janë vënë nën hetim e janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë tejkaluar kompetencat. Konkretisht, Shahini e Dollaku kanë përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit Erzeni, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak. 

Në zgjedhjet për shoqatën rajonale të futbollit të Durrës, Dollaku votoi në Asamblenë e Shoqatës së Durrësit në vend të Altion Keçit, i deleguari i Bashkisë Shijak. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Vetë Keçi drejtor i klubit shumësportësh të Erzenit dhe i mandatuar nga kryebashkiaku i Shijakur Elton Arbana bëri kallëzim në Prokurorinë e Durrësit për falsifikim dhe mashtrim ndaj Dollakut, duke zbuluar dhe manipulimin në zgjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Shpërdoruan detyrën dhe kompetencat, procedohen penalisht kryetari dhe anëtari i shoqatës KF Erzeni. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar Durrës proceduan penalisht shtetasit M. Sh., me detyrë kryetari i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni dhe F. D., anëtar i shoqatës së Klubit të Futbollit Erzeni, për veprat penale “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit M. Sh. dhe F. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Detaje/ Procedimi penal, Dollaku ka votuar në vend të deleguarit të Bashkisë Shijak

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport fundim dollaku marius shahini fundim dollaku marius shahini

Sondazh

Poll