Aktualitet

Pjesë e dosjes ‘184’ / ILD kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës, Belina Zeneli

20 Janar 2022, 13:18 Nga DOSJA
Pjesë e dosjes ‘184’ / ILD kërkon shkarkimin e prokurores

TIRANË – Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar sot shkarkimin e prokurores së Dibrës, Belina Zeneli. Sipas ILD, Zeneli ka zvarritur 10 çështje gjyqësore, ka cenuar besimin te drejtësia, ndërsa nuk ka kryer verifikime për 300 kallëzime.

Sipas njoftimit për mediat dërguar nga ILD, rezulton se Prokurorja Zeneli kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.

Po ashtu, në njoftim thuhet se, magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013 – 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese.

Njoftimi i plotë i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra” për magjistraten B.Z.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, të nisur bazuar në ankesën e depozituar nga Prokurori i Përgjithshëm, duke ngritur pretendime për zvarritje të pajustifikuara të veprimeve procedurale për tre magjistratë, XH.M., B.Z. dhe R.K. me detyrë prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Nga hetimi disiplinor i kryer nga inspektorë të ILD, për prokurorët XH.M. dhe R.K., provat ishin të pamjaftueshme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinore, ndërsa hetimi ka vijuar për prokuroren B.Z.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në analizë të punës së kësaj magjistrateje në periudhën 2013-2021, provohet se:

Prokurorja Zeneli së bashku me ish-drejtuesin e Prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojku, janë dy prokurorët që hetuan çështjen e ashtuquajtur ‘184’, ku të pandehur u morën 4 persona; Robert Aga, ish-shefi policisë në vitin 2016; Drini Gjeci, ish-kreu arsimit; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hoti. Të pandehurit akuzohen për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘kanosje të zgjedhësve’.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet belina zeneli inspektorati i larte i drejtesise belina zeneli inspektorati i larte i drejtesise

Sondazh

Poll