Politike

‘Toka me parmendë’, Korreshi: Propaganda shkrumbohet para realitetit të hidhur

20 Janar 2022, 09:36 Nga DOSJA
‘Toka me parmendë’, Korreshi: Propaganda shkrumbohet para

LUSHNJE – Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas një videoje të publikuar nga Euronews-i gjerman, që nxorri në pah mashtrimet me bujqësinë shqiptare. Sipas Korreshit, propaganda e paguar me taksat tona, u shkrumbua tërësisht përballë realitetit të hidhur të pasqyruar në televizionin gjerman, ku në vitin 2022 fermerët i janë rikthyer parmendës për punimin e tokës.

Në reagimin e tij, Korreshi thotë më tej se, kjo video është për të treguar se si propaganda e paguar me taksat tona, shkrumbohet përballë realitetit të hidhur, që duhet të ndryshojë një orë e më parë

“Fermerët e dinë vetë se cfarë heqin, e nisin punën pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi me natë, me pasigurinë er tregut që mungon, me subvencionet më të ulëta në rajon, me korrupsionin që fondet i con te miqtë e qeverisë. Fermerët e dinë sa të braktisur janë dhe cili është vizioni i Ramës për bujqësinë. Kjo video nuk është për ta. Kjo video është për të treguar se si propaganda e paguar me taksat tona, shkrumbohet përballë realitetit të hidhur, që duhet të ndryshojë një orë e më parë. Për të patur një Shqipëri me te mire, ku në kanal përfundojnë politikanët e korruptuar, jo produktet e fermerëve, që në vitin 2022 i janë kthyer parmendës.”, thotë në reagimin e tij deputeti i PD, Saimir Korreshi.

Euronews Gjermania i ka kushtuar ditën e djeshme një artikull situatës së bujqësisë në Shqipëri dhe problemeve që hasin bujqërit shqiptarë. Gazetarët e kësaj mediaje kanë vizituar fshatin Fishtë në qarkun e Lezhës ku kanë takuar një banor të zonës i quajtur Ndue Fuga. “Për të lëruar tokën atij i duhet një gomar dhe një punëtor që merret me kafshët”- nis artikulli i medias gjermane. Fshatari shprehet se nganjëherë e punon tokën me një traktor të vogël dhe ndonjëherë me gomar i cili tërheq parmendën. Ai shton se fëmijët i ka jashtë shtetit dhe jeton me të shoqen. Puna fizike në moshën që është ai, është e vështirë, ndaj dhe për këtë arsye fermeri kërkon ndihmën e qeverisë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike artikull i euronews euronews per bujqesine ne shqiperi saimir korreshi artikull i euronews euronews per bujqesine ne shqiperi saimir korreshi

Sondazh

Poll