Aktualitet

VIDEO-Si Berisha, PD thirrje aleatëve: Bëjmë koalicion për 6 marsin

20 Janar 2022, 11:30 Nga DOSJA
VIDEO-Si Berisha, PD thirrje aleatëve: Bëjmë koalicion për 6

TIRANË– Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën u ka bërë thirrje aleatëve për koalicion për tu bashkuar në zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars. Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, tha se PD-ja e ka një listë kandidatëve të mundshëm për zgjedhjet.

Pa dhënë emra, Tabaku shtoi se PD-ja do të krijojë një koalicion të gjerë opozitar, që do të jetë jo vetëm me partitë aleate, por edhe me qytetarët, shoqërinë civile e indidvidët pa parti.


“Ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi para 25 prillit, dhe përzgjedhja e kandidatëve është bërë si për nivel qendror edhe lokal, janë prezantuar kandidatura që përbënin një grup njerëzish për t’u përzgjedhur në zgjedhjet e ardhshme qendrore e lokale, iu nënshtruan një vetting nga një komision që i certifikoi ato, PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më mirë të mundshëm me integritetin më të lartë, kandidatët do të shpallen shumë shpejt, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ dhe PD është e angazhuar që të krijojmë një aleancë me të gjitha partitë e aleatëve të koalicionit opozitar dhe një aleancë me qytetarët, bazuar ndryshimet në statut për të përfshirë shoqërinë civile, individët pa parti për të bërë një ballë opozitar,”- tha Tabaku ndër të tjera.

Një natë më parë, Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo paralajmëroi një koalicion të gjerë opozitar në zgjedhjet e pjesshme lokale, përfshirë këtu dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për emisionin “Debat”, ai deklaroi se negociatat po vijojnë dhe se në ditët në vijim do të përcaktohet dhe sigla dhe emri i këtij koalicioni. Mëngjesin e sotëm, Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki. Në një postim në Facebook, Meta me anë të disa fotove ka bërë me dije se mes 27 shkurtit e 6 marsit, ka vendosur këtë të dytën për të zhvilluar zgjedhjet në gjashtë bashkitë e vendit që kanë mbetur pa kryetarë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore jorida tabaku zgjedhjet e pjesshme lokale jorida tabaku zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll