Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Meta: Larmishmëri kandidatësh, respektoni votën e lirë

20 Janar 2022, 12:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Meta: Larmishmëri kandidatësh, respektoni

SHKODËR– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje të gjitha partive që të japin alternativën e tyre në zgjedhjet e pjesshme lokale për të cilat dekretoi 6 marsi. Nga Shkodra, në një prononcim për mediat, Meta tha se zgjedhjet e 6 marsit do të jenë një moment i rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë. Ai tha se vetë dëshironte që zgjedhjet lokale të zhvilloheshin në të gjithë bashkitë e vendit, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ia ka mundësuar këtë gjë.

I pyetur për ‘Trekëndëshin e Bermudës’, fjalë të adresuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas takimit që pati me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Meta tha se nuk dëshironte të bënte asnjë replikë, serioze apo gazmore qoftë ajo. Përsa i përket shkarkimit të tij nga Kuvendi, nismë e maxhorancës, Meta tha se gjithë procesi ka qenë një farsë e jashtë të gjitha afateve kushtetuese.


Mëngjesin e sotëm, Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki. Në një postim në Facebook, Meta me anë të disa fotove ka bërë me dije se mes 27 shkurtit e 6 marsit, ka vendosur këtë të dytën për të zhvilluar zgjedhjet në gjashtë bashkitë e vendit që kanë mbetur pa kryetarë. Partia Demokratike dhe Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike janë shprehur të hapur për të shpallur kandidatët e tyre.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Vlabona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

“Trekëndëshi i Bermudës”, Meta-Bardhit: S’bëj replika, as serioze e as gazmore

Kuvendi e shkarkoi, Meta: Farsë, në histori futet 2 Marsi

“Ke dhunuar Kushtetutën”, Meta: Doja zgjedhje në gjithë vendin, jo veç në 6 bashki

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta meta ne shkoder zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta meta ne shkoder zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll