Politike

Meta kujton betejën për GJK në 2019: Do shpërbëja Kuvendin dhe qeverinë

19 Janar 2022, 22:11 Nga DOSJA
Meta kujton betejën për GJK në 2019: Do shpërbëja

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se në vitin 2019 ishte gati të shpërbënte parlamentin dhe qeverinë për shkak të konfliktit lidhur me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në intervistën për emisionin “Opinion”, kreu i shtetit tha se ishte betuar se nëse mazhoranca socialiste nuk tërhiqej nga sulmi për të pushtuar Gjykatën Kushtetuese, ai do ta dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Isha betuar, nëse nuk tërhiqeshin nga aksioni për pushtimin e Gjykates Kushtetuese, unë atje do të shpërbëja Kuvend e qeveri dhe çdo gjë. Dhe njeriut që ia thashë, shkoi e spiunoi menjëherë. Unë prandaj ia thashë”, u shpreh Ilir Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta gjykata kushtetuese ilir meta

Sondazh

Poll