Politike

Meta: Basha vinte këtu kur kishte shqetësime, ma sillni bashkë me Ramën

19 Janar 2022, 22:06 Nga DOSJA
Meta: Basha vinte këtu kur kishte shqetësime, ma sillni bashkë me

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta pati kritika të ashpra ndaj liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion” nga Presidenca, kreu i shtetit tha se Basha është përgjegjës për djegien e mandatave në 2019 dhe fuqizimin e mazhorancës duke i lejuar të kalojnë koncesione me vlera të mëdha.

Kreu i shtetit tha për kryedemokratin se ai gjithmonë gjen justifikime për humbjet e tij. Ai kërkoi përballje në debat me të, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pjesë emisioni “Opinion”

Pyetje: Çfarë ka ndodhur mes jush dhe z.Basha?

Meta: Ai të vazhdojë të përforcojë blindatat. Ma sill zotin Basha këtu. Ma sill zotin Rama këtu. Ma sill doktorin këtu. M’i sill amerikanët këtu. Unë kam vetem një qëndrim. Shqipëria vendi im, shteti  im dhe nuk kam asnjë agjendë tjetër. Po djegien e mandateve kush ia sugjeroi? Kush e sugjeroi të nxirrte opozitën në rrugë? Ai është i paparë për të shpikur alibi. Para se të mendojë për fitoren ka gjetur tekstin e justifikimit të humbjes.

Pyetje: A ju ka vizituar në shtëpinë  tuaj ?

Meta: Ka ardhur këtu. Ka ardhur sa here kishte shqetësime. I kam thënë që kjo nuk është normale djegia mandateve. I kam thënë dhe që do të hyjnë të tjerët në lista. Unë isha në Gjermani kur tha kanë lënë mandatet. Kërciti druri nga Gjermania si në 8 qershor kur i thanë se një shashkë po u hodh, përjashtoheni nga BE. Si mund të fitonte një opozitë që ia la fushën mazhorancës?! E ndihmoi mazhorancën të kalonte miliarda euro në koncesione. Një opozitë që caktonte kandidatët në minutën e fundit. Unë ju them thirreni këtu , me shumë qetësi dhe dashuri para qytetarëve.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike djegia e mandateve ilir meta lulzim basha djegia e mandateve ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll