Politike

Meta kritika LSI-së: Më dëmtuan shumë, lanë mandatet që i mblodha në fushatë

19 Janar 2022, 22:19 Nga DOSJA
Meta kritika LSI-së: Më dëmtuan shumë, lanë mandatet

 TIRANë – Presidenti Ilir Meta përsëriti kritikat ndaj forcët politike që e themeloi dhe e drejtoi deri në vitin 2017 kur u zgjodh kreu i shtetit, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gjatë intervistës për emisionin “Opinion”, Meta tha se LSI e dëmtoi shumë me djegien e mandateve parlamentare në vitin 2019, për të cilat ai kontribuoi shumë gjatë fushatës zgjedhore të 2017.

Ai shtoi se nuk bën pazare në dëm të Shqipërisë as me familjen e tij. Lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti Meta tha se kryetari i PD Lulzim Basha ka mundësinë t’i mposhtë të gjithë pasi ka mbështetjen ndërkombëtare.

“I kam dy fjalë me LSI se më kanë dëmtuar shumë. Lanë mandatet që i mblodha unë në fushatë. Madje dhe më kanë ekspozuar. Ilir Meta nuk bën lojë për gjërat e Shqipërisë. As më Monikën e as më fëmijët. Se thoshin që ka bërë Meta lojë. Lojë për të dëmtuar Bashën në zgjedhje lokale? Kjo është mundësi që të fitojë meqë ka edhe përkrahjen e miqve të tij ndërkombëtare. T’u tregojë vendin të gjithëve. Ai ka përkrahjen e të gjithë Amerikës”, u shpreh Ilir Meta në emisionin “Opinion”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike djegia e mandateve ilir meta lsi zgjedhjet e pjesshme lokale djegia e mandateve ilir meta lsi zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll