Aktualitet

Të afërmit e të aksidentuarve në Berat: Dëgjuam zhurmë, një grua e shtrirë në tokë

20 Janar 2022, 09:23 Nga DOSJA
Të afërmit e të aksidentuarve në Berat: Dëgjuam

BERAT- Flasin të afërmit e njërit prej të aksidentuarve nga përplasja e dy automjeteve në aksin rrugor Berat – Dimal. Sipas tyre, përplasja ishte tepër e fortë dhe zhurma e madhe i ka bërë ata të dalin jashtë banese dhe të shikojnë kasaphanën që kishte ndodhur.

Ata bëjnë me dije se ishin të afërm me çiftin e bashkëshortëve që udhëtonin në ‘ML’, ndërsa shtojnë se kur mbërritën aty, gjetën bashkëshorten të dëmtuar rëndë, të shtrirë jashtë makinës.

Gazetarja: Si e morët vesh për aksidentin?

I afërmi: Dëgjuam zhurmën dhe dolëm për kuriozitet.

Gazetarja: Ju jeni afër me shtëpi nga këtu?

I afërmi: Po.

Gazetarja: Në çfarë gjendje ishin të aksidentuarit?

I afërmi: E shoqja ishte pak më rëndë. E gjetëm aty të shtrirë.

Gazetarja: Kush i nisi për në spital?

I afërmi: Erdhi ambulanca!

LAJMI KRYESOR: VD-Aksident i rëndë në Berat – Dimal, Benzi përplaset me autoshkollën, 6 të plagosur

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne berat berat-dimal aksidenti ne berat berat-dimal

Sondazh

Poll