Aktualitet

Në hotel me 1 transgjinore/ U arrestua sot, si Beqiri tentoi të vrasë shokun e tij

20 Janar 2022, 08:05 Nga DOSJA
Në hotel me 1 transgjinore/ U arrestua sot, si Beqiri tentoi të

DURRËS – Markelian Beqiri, i riu nga Durrësi, i cili ra sot në prangat e Policisë së Tiranës, akuzohet se më 9 dhjetor të vitit të kaluar ka qëlluar për të vrarë mikun e tij Anri Sulejmani, i cili mbeti i plagosur rëndë, por falë ndërhyrjes në kohë, arriti të shpëtojë.

Por si ndodhi përplasja? Plagosja ka ndodhur më datë 9 dhjetor, brenda një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë. Brenda dhomës së hotelit ishin tre djem dhe një vajzë transgjinore. Ende nuk dihen arsyet se përse ka nisur konflikti, mirëpo në një moment, 26-vjeçari Markeljan Beqiri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka plagosur shokun e tij 20-vjeçar Arni Sulejmani. Ky i fundit në dëshminë e tij pretendonte se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa ndodhet ende në spital duke u kuruar për plagën e marrë në krah. Pas plagosjes, autori 26-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në pranga kanë përfunduar Anxhela Brisku dhe Enver Hysenaj.

Ndërkohë, policia vuri në pranga për ngjarjen edhe Tefik Shehun, një 32-vjeçar i dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës. 32-vjeçari është dënuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në lidhje me ngjarjen.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur edhe Anxhela Brisku, transgjinorja e cila u gjet brenda hotelit në Durrës, aty ku ndodhi plagosja me armë zjarri. 22-vjeçarja ka rrëfyer se ishte e dehur dhe nuk mban mend se për çfarë arsye u plagos Sulejmani. Më tej, Brisku ka pohuar se të gjithë do të konsumonin kokainë mirëpo ende nuk e kuptoi se përse e gjithë situata devijoi deri në plagosje.

LAJMI KRYESOR: EMRI/Tentoi të vrasë një person në një hotel në Durrës-Tiranë, arrestohet 26-vjeçari

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anxhela brisku arni sulejmani markelian beqiri plagosje brenda hotelit ne durres tefik shehu anxhela brisku arni sulejmani markelian beqiri plagosje brenda hotelit ne durres tefik shehu

Sondazh

Poll