Aktualitet

Berisha njofton ‘Foltoren’ e radhës: Më 22 janar shihemi në Mirditë

20 Janar 2022, 08:35 Nga DOSJA
Berisha njofton ‘Foltoren’ e radhës: Më 22 janar shihemi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që tu rikthehet foltoreve. Ndërkohë që ka deklaruar se po bëhet gati për shpallur kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e vendit, Berisha duket se nuk po e ndal aksionin politik.

Në një postim në Facebook, lideri historik i Partisë Demokratike bën me dije se më 22 janar, të shtunën, në orën 11:00 do të zhvillojë ‘Foltoren’ e radhës. Këtë herë do të takohet me demokratët e Mirditës, në pallatin e Kulturës në Rrëshen.

“Njoftim! Diten e shtune me 22 janar ne ora 11:00 ne Pallatin e Kultures te Rreshenit mbahet Foltore me qytetaret e Mirdites! Bashkë sjellim shpresen dhe fitojme! Ftohen te gjithe te marrin pjese! Sb”- shkruan Berisha.

Pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Berisha nisi aksionin e tij me demokratët. Ai zhvilloi ‘Foltore’ më të gjitha zonat e Shqipërisë, por nuk munguan as takimet online me shqiptarët e Amerikës. Tashmë, Berisha ka ngritur Komisionin për Rithemelimin e Partisë Demokratike që po bëhet gati për zgjedhjet e pjesshme lokale në vend.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike foltorja per pd ksioni i berishes sali berisha foltorja per pd ksioni i berishes sali berisha

Sondazh

Poll