Aktualitet

Plagosi shokun, Beqiri: Arnin s’doja ta vrisja, ishim në hotel, morëm drogë dhe…

20 Janar 2022, 09:33 Nga DOSJA
Plagosi shokun, Beqiri: Arnin s’doja ta vrisja, ishim në hotel,

TIRANË– Markelian Beqiri, 26-vjeçari që u vur sot në pranga pasi akuzohet se ka plagosur mikun e tij Arni Sulejmani, ngjarja e ndodhur më 9 dhjetor, është shprehur se qëllimi i tij nuk ka qenë ta vriste të riun. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Beqiri ka rrëfyer se më 9 dhjetor ka qenë me shokun e tij dhe një mikeshë në hotel kur kanë konsumuar shumë alkool dhe lëndë narkotike. Për plagosjen ai ka treguar se nuk ka kuptuar asgjë pasi ka qenë i pavetëdijshëm kur është shkrepur arma.

“Nuk kam dashur ta vras Arni Sulejmanin. Unë e kam shok atë. Me 9 dhjetor kemi qenë me një mikeshën tonë në hotel ku konsumuam shumë alkool dhe lëndë narkotike. Isha i pavetedijshem kur arma qëlloi dhe e plagosi ne krah Arnin. Pas ngjarjes u largova nga frika. Sot isha nisur për te ikur ne Dajt për qejf,”- ka thënë Beqiri.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur edhe Anxhela Brisku, transgjinorja e cila u gjet brenda hotelit në Durrës, aty ku ndodhi plagosja me armë zjarri. 22-vjeçarja ka rrëfyer se ishte e dehur dhe nuk mban mend se për çfarë arsye u plagos Sulejmani. Më tej, Brisku ka pohuar se të gjithë do të konsumonin kokainë mirëpo ende nuk e kuptoi se përse e gjithë situata devijoi deri në plagosje. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga edhe Tefik Shehu, 32-vjeç, pasi ka qenë prezent në momentin që ka ndodhur plagosja, por nuk e ka kallëzuar atë.

LAJM KRYESOR: Tentoi të vrasë shokun në një hotel në Durrës-Tiranë, arrestohet Markelian Beqiri

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arni sulejmani markelian beqiri plagosje brenda hotelit ne durres arni sulejmani markelian beqiri plagosje brenda hotelit ne durres

Sondazh

Poll