Aktualitet

E nxorrën nga shtëpia/Nënë Liza:Veliaj ka grua e di që ndërrohemi,s’di ku kam rrobat

20 Janar 2022, 09:17 Nga DOSJA
E nxorrën nga shtëpia/Nënë Liza:Veliaj ka grua e di që

TIRANË – Nënë Linza, njëra nga banorët, e cila prej ditës së djeshme ka ngelur pa një strehë ku të fusë kokën, ka reaguar sërish sot, një ditë pas shembjes së banesës së saj nga IKMT, si pjesë e projektit për Rindërtimin.

Kur është pyetur se ku e ka kaluar natën, ajo u shpreh se ka fjetur jashtë, pasi nuk dëshiron të shkojë derë më derë, ndërsa ka bërë një thirrje për kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilit i ka kujtuar se nëse ka nënë, grua e fëmijë në shtëpi, duhet ta dijë se gratë duan të ndërrohen e të lahen.

Në lidhje me këtë ajo solli ndërmend faktin se nuk e dinte ende se ku i kishte rrobat e trupit, të cilat ia kishin marrë dje me kamion dhe nuk i kishin thënë as se ku po i dërgonin.

“Jashtë na ka lënë dhe jashtë kemi fjetur. Unë nuk shkoj derë më derë. Erion Veliaj në qoftë se ka grua, nënë e fëmijë, a e di se duhet larë gruaja. Unë nuk di se ku I kam rrobat e mia. I kanë vënë në makinë dhe akoma se di ku janë. Shkuan I kërkuan, por nuk kanë gjetur gjë. Më kanë marrë gjërat personale të miat. Veliaj nuk është njeri. Unë do vazhdoj të protestoj. Unë dua shtëpinë time. Nuk dua shtëpinë e Erion Veliaj, dua shtëpinë time. Unë në pallat social nuk hyj. Nuk kam kërkuar as lesh as qime, por kam kërkuar rrobat e mia.”, u shpreh nënë Linza.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nene liza nis prishja e banesave te 5 maji nene liza nis prishja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll