Politike

Raporti me Berishën,Meta: I çova mesazh për ‘non grata’ se më çmendët,e pres në kafe

19 Janar 2022, 21:57 Nga DOSJA
Raporti me Berishën,Meta: I çova mesazh për ‘non

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka lënë të kuptohet se së fundmi nuk ka pasur komunikim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kreu i shtetit ka bërë me dije se ka lënë për t’u takuar me një kafe, por ende nuk është realizuar.

Gjithashtu, me ironi tha se mesazhin e fundit e kishte çuar pas shpalljes “non grata” pasi ishte bezdisur nga gazetarët, që e kishin pyetur për këtë çështje.

I vetmi që ka 15 muaj që nuk e kam takuar, edhe pse e ftova për një drekë. Por ka pasur shqetësime familjare edhe prej shëndetit. Nuk kam raport drejtpërdrejtë me të. I çova dhe një mesazh për “non gratën” se më ç’mendët ju. S’kam pirë as kafe me të. Kë do zgjidhja mes Bashës e Berishës? Unë aleancën e kam pasur gjithmonë me Kushtetutën, e kam të qartë të ardhmen timë. Nuk është më ajo që ishte por do të jetë më e mirë,”-tha Ilir Meta.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta sali berisha ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll