Politike

Planet e lëna në mes, Meta: Do synoja mandat të dytë si president, jam si Ronaldo

19 Janar 2022, 22:02 Nga DOSJA
Planet e lëna në mes, Meta: Do synoja mandat të dytë si

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se do të kishte garuar edhe njëherë për postin e kreut të shtetit, nëse në vend do të kishte normalitet politik duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”, presidenti Meta tha se pret që të kthehet në politikën aktive.

Po ashtu, shtoi se në rrugëtimin e tij do të dëgjojë popullin e 2 marsit, teksa the me ironi se është si futbollisti Kristiano Ronaldo dhe se ka parametrat e një 18-vjeçari.

“Nëse gjërat do të ecnin normalisht pas 25 prillit do synoja edhe një mandat të dytë si President. Deri më 25 prill kisha si synim të mos e lija popullin shqiptar në një oqean pabesie. Kam qenë presidenti i minuar. Pas 25 prillit jam në përmbushje të plotë të detyrave të mia. Jam si Cristiano Ronaldo. I kam parametrat si 18-vjeçar. Ajo që unë do bëj në vijim është t’i përkushtohem popullit shqiptar. Mezi po pres të shkoj tek populli i 2 Marsit. Unë ende e dëgjoj popullin e 2 marsit,”-tha në fjalën e tij Meta.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll