Aktualitet

Banesat e ‘5 majit’ ,AP: Bashkia e Tiranës na dha informacion të paargumentuar

19 Janar 2022, 15:20 Nga DOSJA
Banesat e ‘5 majit’ ,AP: Bashkia e Tiranës na dha informacion

TIRANË – Avokati i Popullit reagoi lidhur me aksionin e shembjes së disa banesave në lagjen “5 maj” të kryeqytetit nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Tiranës. Në një reagim të fundit, zyra e Avokatit të Popullit shprehet se Bashkia e Tiranës dhe institucionet përkatëse nuk janë përgjigjur në kohë lidhur me interesimin e saj për çështjen e shpronësimit të banorëve në njësitë nr.4 dhe nr.8 të lagjes “5 maj”. Informacioni i dhënë është i paargumentuar dhe dhe i padokumentuar me aktet e nevojshme.

Lidhur me Vendimin e Këshillit të Ministrave për ofrimin e shtëpive të reja për familjet që do tu shemben banesat aktuale, Avokati i Popullit shkruan se disa klauzola të tij janë të paqarta dhe se kompensimi që u ofrohet është i paindividualizuar dhe i paafatizuar duke shkaktuar pasiguri te këta banorë.

Zyra e Avokatit të Popullit përfundon se do ta ndjekë me vëmendje procesin e shembjes së këtyre ndërtimeve.

AVOKATI I POPULLIT REAGON NË LIDHJE ME SITUATËN E KRIJUAR ME RASTIN E NDËRHYRJES SË BASHKISË SË TIRANËS PËR PRISHJEN E DISA BANESAVE NË ZONËN “5 MAJI”

Në vijim të ndjekjes së hetimit përfaqësuesit e Institucioni Avokatit të Popullit kanë qënë prezent sërish edhe ditën e sotme në terren përgjatë ndërhyrjeve të IMT në prishjen e banesave në këtë zonë dhe do të vijojnë me ndjekjen e këtij problem deri në qartësimin e të gjitha çështjeve të tij në respekt të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Aktualisht, situata është qetësuar në zonën e “5 majit”. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit kreu shembjen e disa banesave, hapësira e të cilave do të shërbejë për projektin e “Unazës së Madhe”. Forcat “Shqiponja” shoqëruan disa persona që kundërshtuan shembjen e shtëpive. Në protestën e familjeve të lagjes “5 maj” ishin dhe deputetë të Partisë Demokratike.

LAJMI KRYESOR: Shembja te ‘5 Maji’! ‘Blindohet’ zona nga efektivët, shoqërohen disa banorë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit shembja e banesave te 5 maji avokati i popullit shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll