Aktualitet

Data e zgjedhjeve lokale, Celibashi: U takova me Metën, të konsiderohet 6 marsi

19 Janar 2022, 14:01 Nga DOSJA
Data e zgjedhjeve lokale, Celibashi: U takova me Metën, të

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka reaguar për herë të parë në lidhje me datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi shkruan se Presidenti Ilir Meta duhet të konsiderojë datën 6 mars si të mundshme, pasi u jep më shumë kohë për përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor,”- shkruan Celibashi.

LAJM KRYESOR: 27 shkurt e 6 mars, datat e mundshme për lokalet, Meta takon veç Ballën: Doli garant

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta ilirjan celibashi zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll