Aktualitet

VD-Meta: Taulanti i madhërishëm, i cakton vendin pakicës, dha garanci që s’ka bojkot

19 Janar 2022, 12:20 Nga DOSJA
VD-Meta: Taulanti i madhërishëm, i cakton vendin pakicës, dha

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar të madhërishëm kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas takimit të zhvilloi me të sot për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, Meta tha se Balla doli garant që s’do të ketë bojkot nga asnjëra palë politike.


“Kisha dilema, ta ndaj mes jush se mos kushedi ndonjë parti bojkoton zgjedhjet, por mora garanci nga zoti Balla që do ta respektojnë datën e të gjitha. Me pak fjalë, nuk ka pasur konsultimin me asnjë parti politike, por me shumicës. Nuk kemi pse të spekulojmë, po të kishte takime me partitë, do t’i bëja ftesë kryetarit ose Sekretarit të Partisë. Nuk ishte ndonjë gjë e rëndësishme për të pasur në takim kryetarin e Kuvendit. Kisha dyshime mos bojkotonte shumica. Opozita nuk mund të ankohet nëse i jep më shumë kohë për të hyrë në zgjedhje, forca që është në pushtet është më e përgatitur. E di unë ku doni të kaloni ju, zoti Taulant është i madhërishëm, është përfaqësues i shumicës, i cakton vendin edhe pakicës,”- tha Meta ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: 27 shkurt e 6 mars, datat e mundshme për lokalet, Meta takon veç Ballën: Doli garant

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta taulant balla ilir meta taulant balla

Sondazh

Poll