Aktualitet

Ligjet miratojnë projektligjin e 2 akte normative, debate të forta për ‘5 Majin’

19 Janar 2022, 15:29 Nga DOSJA
Ligjet miratojnë projektligjin e 2 akte normative, debate të forta

TIRANË– Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e radhës shqyrtoi dhe miratoi një projektligj dhe 2 akte normative. Fillimisht në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi u mor në shqyrtim projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian, në lidhje me Programin Vjetor të Veprimit për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”.

Për komisionin relatoi deputeti Klevis Xhoxhi, i cili kërkoi nga kolegët mbështetjen me votë të projektligjit, duke vlerësuar se është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, si dhe Rregulloren e Kuvendit. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi marrëveshjen në fjalë dhe vijoi në shqyrtimin e shqyrtimin e Aktit Normativ nr. 35, datë 24.12.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar”” dhe Aktit Normativ 36, datë 24.12.2021 “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Por, në këtë mbledhje prioritet dhe diskutime pati edhe mbi dhunën që po ushtrohej tek 5 Maji dhe për shembjen e banesave të banorëve të kësaj lagjeje. Opozita kërkoi që të ndalej dhuna e shembja e banesave si dhe të mbahej një seancë dëgjimore me Bashkinë Tiranë. Kryetarja Klotilda Bushka tha se kishte dërguar një kerkesë zyrtare ndaj Bashkisë Tiranë për të kuptuar në rrugë ligjore se çfarë kishte ndodhur.

Në përgjigje Bashkia Tiranë shprehej se gjithçka e kishe zbatuar në mënyrë të ligjshme, por pamjet dhe dhuna e ushtruar ndaj banorëve të asaj lagjeje nuk tregonin të njëjtën gjë. Për këtë çështje, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi, Oerd Bylykbashi debatuan ashpër me Bushkën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-PD: Fëmijët e të moshuarit janë dhunuar te 5 Maji, detyrohen të dhurojnë banesat

VD-Bashkia e Tiranës i përgjigjet Ligjeve: 5 Maji është shpronësuar, si do trajtohen

Kërkon ndërprerjen e prishjes së banesave, Bardhi-PS: Mos kini frikë nga Veliaj

Të ndarë? Demokratët pa rregulla, Bylykbashi rri ngjitur me Bardhin, flet me Çupin

VD-“Ata dalin jashtë”, debat në Komision, Bushka përplaset me demokratët për 5 Majin

VD-Alibeaj thirrje nga Komisioni i Ligjeve: Avokati i Popullit të jetë tek ‘5 Maji’

Shembja te ‘5 Maji’/ PD : Rama ka ndërtuar shtetin e shkatërrimit për njerëzit

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore komisioni i ligjeve 19 janar 2022 komisioni i ligjeve 19 janar 2022

Sondazh

Poll