Aktualitet

VD-Takimi me Ballën, Meta:S’ftova zyrtarisht asnjë parti, me të kisha disa dilema…

19 Janar 2022, 12:17 Nga DOSJA
VD-Takimi me Ballën, Meta:S’ftova zyrtarisht asnjë parti, me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka ftuar zyrtarisht asnjë përfaqësues të partive politike për konsultimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duhej ta takonte sepse kishte disa dilema për interpretimin e ligjit dhe datën.


“Tani kalojmë tek konsultimet, në rast se unë do të kisha bërë ftesa për partitë, do të ishte bërë për të gjithë. Nuk ka pasur asnjë ftesë për Partinë Socialiste, sepse nëse do të kishte pasur, do t’i bëhej kryetarit ose Sekretarit. Sigurisht që ka qenë një kërkesë, por informale le të themi me kryetarin e shumicës në Kuvend. Meqë kemi pasur edhe disa dilema të interpretimit të ligjit për datën. Qëllimi im ka qenë që të jem brenda afateve ligjore, s;ka të bëjë vetëm me kandidatët, por edhe me administrimin, bëhet fjalë për 6 njësi, fillojnë nga Thethi e përfundojnë në Lushnje,”- tha Meta ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: 27 shkurt e 6 mars, datat e mundshme për lokalet, Meta takon veç Ballën: Doli garant

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta taulant balla zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta taulant balla zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll