Aktualitet

VD/ Momenti që s’u pa, si e shpëtoi efektivi i Shqiponjave të riun te 5 Maji!

19 Janar 2022, 13:14 Nga DOSJA
VD/ Momenti që s’u pa, si e shpëtoi efektivi i Shqiponjave

TIRANË– Momenti më tensionues e njëkohësisht emocionues gjatë proçesit të shembjes së banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ishte shpëtimi i një të riu nga vendimi që kishte marrë për tu hedhur nga banesa.

Duke treguar revoltë dhe kundërshtim për vendimin e marrë nga Bashkia e Tiranës, për shembjen e banesave që preken nga projekti i Rindërtimit, djali i identifikuar si Ledion Mziu, u ngjit sipër çatisë duke dashur të hidhej. Ai u lidh me pranga dhe qëndroi për një periudhë të gjatë sipër çatisë.


U desh ndërhyrja e forcave Shqiponja që të neutralizonin të riun, që nuk dukej se do të zbriste poshtë në asnjë moment. Më shumë se 10 efektivë të Shqiponjave u ngjitën në shkallë, e më pas kaluan nga dritaret për të neutralizuar të riun e për të shmangur çdo lloj incidenti. I pari që doli nga dritarja ishte efektivi i Shqiponjave, që së bashku me kolegët e tij tentuan neutralizimin e të riut.

Forcat Shqiponja bënë evakuuimin e të gjitha familjes, e cila po ashtu ishte në katet e sipërme të banesës, duke penguar procesin e shembjes.

LAJMIKRYESOR: Shembja te ‘5 Maji’! ‘Blindohet’ zona nga efektivët, shoqërohen disa banorë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ledion mziu shembja e banesave te 5 maji ledion mziu shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll