Aktualitet

Ervin Salianji i zë vendin Edmond Spahos, caktohet drejtues politik i PD Korçë

19 Janar 2022, 14:04 Nga DOSJA
Ervin Salianji i zë vendin Edmond Spahos, caktohet drejtues politik i PD

KORÇË – Ervin Salianji do të jetë Kryetari i Këshillit Koordinues të PD në Qarkun e Korçës. Vendimi është bërë publik nga Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gamzend Bardhi, sipas të cilit, pas përjashtimit të Edmond Spahos me vendimi të Kryesisë, Ervin Salianji është caktuar drejtues politik në Korçë.

“Pas vendimit të Kryesisë së Partisë për përjashtimin nga Partia Demokraitke të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, ju njoftoj se: Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.”, shkruan në lidhje me këtë çështje, Gazmend Bardhi.

Së fundmi Partia Demokratike ka informuar Kuvendin e Shqipërisë për ndryshimet që janë bërë brenda partisë. Me anë të një letre, PD, informon për rikonfigurimin e grupit parlamentar, ku Enkelejd Alibeaj është vendosur kryetar grupi, në vend të Alfred Rushajt.

Ç’KA NDODHUR NË PD?

Në një mbledhje të zhvilluar mbrëmjen e 10 janarit u mor vendimi për përjashtime të shumta në PD pas protestës së dhunshme të 8 janarit. Konkretisht u përjashtuan: Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Bujar Nishani, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Keltis Kruja, Klevis Balliu. Gjithashtu u pezulluan: Agron Shehaj, Aldo Bumci, Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Clirim Gjata, Edi Paloka, Edith Harxhi, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ivi Kaso, Ledina Mandija, Lorenc Luka, Luan Baçi, Mimoza Hajdrmamataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edmond spaho ervin salianji gazmend bardhi edmond spaho ervin salianji gazmend bardhi

Sondazh

Poll