Aktualitet

27 shkurt e 6 mars, datat e mundshme për lokalet, Meta takon veç Ballën: Doli garant

19 Janar 2022, 08:57 Nga DOSJA
27 shkurt e 6 mars, datat e mundshme për lokalet, Meta takon veç

TIRANË– Dy janë datat në të cilat qytetarët e gjashtë qyteteve të Shqipërisë do të mund tu drejtohet kutive të votimit për të zgjdhur kryetarin e Bashkisë pas vakancave. Mëngjesin e sotëm, u raportua se Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka bërë një ftesë publike partive parlamentare që të marrin pjesë në një konsultim për datën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, por në Presidencë mbërriti vetëm përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Rreth orës 12:30, Balla u paraqit në Presidencë dhe vetëm pas pak minutash takim deklaroi për mediat se zgjedhjet mund të mbahen më 6 mars, duke treguar kështu dhe opsionin e preferuar nga maxhoranca mes dy datave të hedhura mbi tavolinë.

Përpara gazetarëve, Balla tha se zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar, por që propozimi i një date të re sipas tij tregon që Kreu i Shtetit e ka kuptuar që ka shkelur Kushtetutën. I pyetur se përse në takim ka qenë prezent ai dhe jo Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, Balla tha se praktika e zgjedhjeve lokale është komunikuar gjithmonë me kreun e grupit parlamentar. Përsa i përket mungesës së përfaqësuesve të Opozitës, Balla tha se për këtë gjë, duhet pyetur vetë Presidenti Meta.

Dhe Kreu i Shtetit nuk vonoi. Në një prononcim për mediat, ai sqaroi se nuk ka pasur asnjë thirrje zyrtare për përfaqësuesit e partive politike për konsultim, por vetëm për shumicën. Duke e quajtur të madhërishëm, Meta tha se Balla i kishte dalë garant se asnjë prej partive nuk do të bojkotonte zgjedhjet lokale e se madje mund t’i caktonte edhe pozicionin pakicës (Opozitës). Kreu i Shtetit shtoi më tej se nuk do të bënte konsultime me partitë politike e se duke llogaritur kohën e nevojshme për procedurat, do të dekretohet një datë mes dy të mundshmeve. I pyetur për ‘dashamirësinë’ e treguar me PS-në që e ka shkarkuar me votë nga posti i Presidentit, Meta e ktheu gjithçka me batutë duke shtuar: Shkarkime të tilla paçi të gjithë!

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Vlabona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Data e zgjedhjeve lokale, Celibashi: U takova me Metën, të konsiderohet 6 marsi

“Trekëndëshi i Bermudës”, Blushi-Bardhit: Ti e takon Ballën fshehurazi, ç’bela

Takimi Meta-Balla, PD: Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë

PS i hoqi Presidencën me votë, Meta bën humor: Shkarkime të tilla paçi të gjithë…

Meta: Taulanti i madhërishëm, i cakton vendin pakicës, dha garanci që s’ka bojkot

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Meta: Nuk është sekret, janë 2 DATA

VD-Tensionet te ‘5 Maji’/ Meta: I tronditur nga pamjet e sjelljes brutale dhe dhunës

Takimi me Ballën, Meta: S’ftova zyrtarisht asnjë parti, me të kisha disa dilema…

S’e kishte parashikuar, Meta-gazetarëve: Erdhët të paftuar e s’ju fshihem dot

Balla: Meta mendon që zgjedhjet të mbahen më 6 mars, kuptoi që shkeli Kushtetutën

VIDEO-Data e zgjedhjeve lokale, Balla i përgjigjet i pari Metës, shkon në Presidencë

Zgjedhjet e pjesshme vendore! Balla takohet me Metën, konsultohet për datën

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta taulant balla zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta taulant balla zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll