Aktualitet

Protesta e 8 Janarit! Komisioni i Rithemelimit i PD kallëzon Bashën dhe Bardhin

19 Janar 2022, 12:30 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit. Arsyeja e kallëzimit lidhet me protestën e 8 Janarit, të thirrur nga ish lideri historik i PD, Sali Berisha.

Grupi i Berishës, akuzon Bashën dhe Bardhin për përdorim të lëndëve kimike në mënyrë të pautorizuar, shkatërrim prone dhe ushtrim dhune.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por edhe të arrestuarit janë liruar nga Gjykata. Basha, Berisha, Bardhi dhe Noka po ashtu u morën në pyetje nga Prokuroria për ngjarjet e 8 Janarit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll