Aktualitet

Pasagjeri u plagos/U përplas me pemën dhe u largua, prangoset 33-vjeçari në Elbasan

19 Janar 2022, 13:30 Nga DOSJA
Pasagjeri u plagos/U përplas me pemën dhe u largua, prangoset

ELBASAN – Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se pasi ka shkaktuar një aksident, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa si pasojë e tij ka ngelur i plagosur pasagjeri që udhëtonte me të riun.

Sipas Policisë, 33-vjeçari mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz”, dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por nga aksidenti mbeti i plagosur pasagjeri A.P., i cili u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. H., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A. P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit, 33-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne elbasan policia elbasan arrestim ne elbasan policia elbasan

Sondazh

Poll