Aktualitet

VD-Balla: Meta mendon që zgjedhjet të mbahen më 6 mars, kuptoi që shkeli Kushtetutën

19 Janar 2022, 11:53 Nga DOSJA
VD-Balla: Meta mendon që zgjedhjet të mbahen më 6 mars, kuptoi

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Presidenti Ilir Meta ka propozuar që më datë 6 maars të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e vendit. Përpara mediave, pas takimit që pati me Presidentin Meta, Balla tha se zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar, por që propozimi i një date të re sipas tij tregon që Kreu i Shtetit e ka kuptuar që ka shkelur Kushtetutën. I pyetur se përse në takim ka qenë prezent ai dhe jo Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, Balla tha se praktika e zgjedhjeve lokale është kominukuar gjithmonë me kreun e grupit parlamentar. Përsa i përket mungesës së përfaqësuesve të Opozitës, Balla tha se për këtë gjë, duhet pyetur vetë Presidenti Meta.


“Presidenti mendon që zgjedhjet të zhvillohen më datë 6 mars. duke marrë parasysh të gjitha këto afate. Ajo që unë dua t’ju them është se shkeljet kushtetuese në këto dy vite, duhet të mos kishin ndodhur. E ka kuptuar edhe vetë Presidenca që ka qenë në kahun e kundërt të Kushtetutës. Besoj se kushdo e ka kuotuar gabimin e tij dhe po rindreqet. Unë nuk hyra fare në këtë pjesë, ne kemi investuar në procese të rivendosjes së ligjshmërisë. Praktika ka qenë gjithmonë që për zgjedhjet vendore është bërë me kryetarët e grupeve parlamentare. Nëse më ka thirrur mua dhe pse nuk ka thirrur përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare, duhet të pyesni Presidentin. Sot kemi ardhur për këtë çështje, më pas do shohim. Partia Socialiste ka qenë gjithmonë gati, edhe vetë kryeministri Edi Rama ka komunikuar vazhdimisht dhe me ju,”- tha Balla ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: 27 shkurt e 6 mars, datat e mundshme për lokalet, Meta takon veç Ballën: Doli garant

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta taulant balla zgjedhjet e pjesshme lokale ilir meta taulant balla zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll