Aktualitet

Asnjë fjalë për 5 Majin, Veliaj shënjestron vëllezërit Marku: Peshkaqeni më kërcënoi

19 Janar 2022, 13:13 Nga DOSJA
Asnjë fjalë për 5 Majin, Veliaj shënjestron

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me urdhrin e të cilit po dhunohen e nxirren nga shtëpitë banorët e 5 Majit ka gjetur dhe fajtorin e ‘strumbullarin’ e të gjithë kësaj situate. Teksa fliste në një takim me operatorët e linjave ajrore, Veliaj u ndal edhe përplasja e dhunshme mes banorëve që janë të gatshëm të vetëflijohen për shtëpitë e tyre e efektivëve që kanë urdhër t’i nxjerrin kashtë. Por, këtë panoramë kryebashkiaku nuk e komentoi fare. Mes qindra qytetarëve që sot mbeten pa shtëpi e dhunohen, Veliaj u fokusua vetëm tek dy prej tyre.

Ai hapi celularin dhe klikoi një lajm të Dosja.al të publikuar kohë më parë që flet për pasurinë e sekuestruar të binjakëve Sokol e Elson Marku që kanë qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Pikërisht një prej tyre, sipas Veliajt është personi që kërcënoi sot nga 5 Maji me kallashnikovë e benzinë. Kryetari i Bashkisë tha se ‘peshkaqeni i fajdeve’ e kërcënon me jetë për pronat që në fakt i janë sekuestruar nga shteti shqiptar pasi rezulton t’i ketë ngritur bazuar në aktivitetin e tij kriminal.

“Tek 5 maji, është shumë e rëndësishme që tu qëndrojmë fjalëve që themi. Ne nuk duam të kemi sot hapësira që të zaptohen nga të fortët, ajo që më shqetësoi sot ishte mungesa e profesionalizmit nga shumë aktorë të mediave që nuk dinë kujt t’ja vënë mikrofonin për të folur për të drejtat e njerëzve dhe të pronës. Nëse kërkoni në Google vëllezërit Marku OFL, e shikoni se ata që thonin sot se do të vrisnin kryetarin e Bashkisë, tashmë u janë sekuestruar 5 milionë euro prona dhe 18 makina. Ajo që në anglisht quhet lown-shark, peshkaqenët e fajdeve. Koha kur lacët, të fortët bënin ligjin ka mbaruar, koha kur në fasinoheshim me atë me targa të huaja, atë gangsterin e ’96-s e ’97-s. Sot ka folur një person i skeduar dhe askush nuk pyeti, ore kush është. Grabitqari i fajdeve që jepte para me fajde dhe më pas i kërcënonte që tua kthente. Sot thoshte që do të bënte vetëgjyqësi me kallashnikov e benzinë, por mirë më, ai mund të dalë dhe ta bëjë edhe këtu te kioska. Atëherë kush është i forti i vërtetë, ai që bën ligjin në këtë formë apo ai çuni dhe goca me dhjeta e nota të shkëlqyera,”- tha kryebashkiaku Veliaj ndër të tjera.

Po qytetarët e tjerë? A janë të gjithë ata banorë të 5 Majit persona me precedentë penalë, peshkaqen fajdesh e grabitqarë? A meritojnë të dhunohen në këtë formë? Veliaj nuk dha përgjigje për këtë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore elson marku erion veliaj sokol marku elson marku erion veliaj sokol marku

Sondazh

Poll