Sport

Ja arsyet se pse Barcelona nuk e tranferoi Benzema-n në Camp Nou

19 Shkurt 2019, 17:34 Nga DOSJA
Ja arsyet se pse Barcelona nuk e tranferoi Benzema-n në Camp Nou

Barcelona kishte nevojë për një sulmues në vitin 2008 në kohën kur Pep Guardiola mori postin e trajnerit për blaugranët pasi nuk donte të vazhdonte me sulmuesin e asokohe, Samuel Eto’o.

Karim Benzema kryesonte listën e Barcelonës, pasi francezi kishte shfaqur veten me performancat për Olimpikun e Lyonit.

Ish sekretari teknik i Barcelonës, Txiki Begisristain, ishte në krye të operacionit për të sjellur Benzeman në Camp Nou. Ai vizitoi shtepinë e tij në Lyon pasi donte të bindte futbollistin që të luante në Camp Nou.

Megjithatë, Begisristain nuk ishte i kënaqur me çdo gjë që pa. Ai nuk e pëlqeu shoqërinë që kishte numri 9 dhe as mënyrën se si francezi komunikonte, duke komentuar se Benzema nuk e shikoi atë gjatë bisedës së tyre.

Për një arsye ose tjetër, blaugranët vendosën të heqin dorë nga Benzema pasi kishte rrezik që ai të bëhej problematik dhe përshtatja e tij nuk do të ishte e lehtë.

Zlatan Ibrahimovic arriti në verën e vitit 2009 në këmbim të Samuel Eto’o dhe David Villa erdhi një vit më vonë për të zëvendësuar suedezin.

 Më pas, Real Madrid nënshkroi me francezin i cili u kthye në lojtar të rregullt për formacionin e parë që nga ajo kohë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona karim benzema real madrid barcelona karim benzema real madrid

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2019, 17:46

Kushëriri i Sala:”Ata e vranë Emilianon”

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala beson se nëse do të ishte treguar më shumë kujdes gjatë udhëtimit të futbollistit nga Nantes në Cardiff, vdekja e tij nuk d...

Sport 19 Shkurt 2019, 17:02

Roberto Firmino i gatshëm për sfidën me Bayern

Sulmuesi Brazilian, Roberto Firmino, ishte në dyshim nëse do lunate në ndeshjen e sotme kundër Bayern Munich për shkak të një virusi, po mesa duke ai tani është...