Sport

VIDEO/ Lukaku dhe Chelsea ngecin sërish: vetëm 1-1 në transfertën në Brighton…

19 Janar 2022, 05:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Lukaku dhe Chelsea ngecin sërish: vetëm 1-1 në

ANGLI – Momenti i keq i Chelseas vazhdon, duke humbur pikë në fushën e Brighton dhe duke mos fituar në Premier League që nga 26 dhjetori.

Me “pulëbardhat”, blutë e Londrës kalojnë të parët në epërsi me Ziyech, i cili shënon nga distanca, por gjithçka barazohet nga një goditje e kapitenit Webster, i cili vendos 1-1 përfundimtar.

Një tjetër deshtim për Lukakun, pak i përfshirë nga ekipi i tij dhe i zëvendësuar në minutën e 79-të: kampionët në fuqi të Evropës mbeten në vendin e tretë në renditje.

Pas nokautit me Cityn, Chelsea është rikthyer në fushë për ndeshjen e 24-t të Premier League dhe e bën këtë kundër Brighton, një kundërshtar i fortë që përsërit rezultatin 1-1 si në “Stamford Bridge”, por edhe në stadiumin “Amex”.

Veç në pjesën e parë, në minutën e 28-të, Ziyech fokusohet dhe gjuan nga 25 metra. Goditja është e fortë dhe e paarritshme nga portieri spanjoll Sanchez, i cili megjithatë e nis me vonesë dhe e lë veten të goditet në shtyllë. Në pjesën e dytë, argjentinasi MacAllister provon në minutën e 59-të, por Kepa arrin atë me majat e gishtave dhe e kalon topin në korne. Në vijim të aksionit spanjolli nuk mund të bëjë asgjë ndaj kapitenit Webster, i cili firmos barazimin 1-1.

Reagimi i Chelseat ishte i pafuqshëm për të ndryshuar rrjedhën e takimit. Brighton merr barazimin e katërt në pesë ndeshjet e fundit kundër Chelseas dhe i bën një favor Liverpoolit, gjithnjë e më shumë i dyti, +1 pikë ndaj bluve dhe me dy ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brentford-chelsea chelsea dhe trajneri tuchel fushën e brighton likaku momenti i keq i chelseas vazhdon në epërsi me ziyech pas nokautit me cityn trajneri i brighton brentford-chelsea chelsea dhe trajneri tuchel fushën e brighton likaku momenti i keq i chelseas vazhdon në epërsi me ziyech pas nokautit me cityn trajneri i brighton

Sondazh

Poll