Sport

E BUJSHME/ Skuadra e kategorisë së dytë eleminon nga Kupa Borussia Dortmund

18 Janar 2022, 21:56 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Skuadra e kategorisë së dytë eleminon nga Kupa

GJERMANI-St. Pauli ka bërë surprizën e madhe në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Bundesligës së dytë gjermane ka eleminuar nga Kupa skuadrën e Borussia Dortmund që vinte si kampionia në fuqi.

90 minutat përfunduan me shifrat 2-1. Fillimisht do të ishte skuadra e St. Pauli që do të kalonte në avantazh në minutën e 4′ me anë të futbollistit Amenyido. Në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 40′ do të ishin verdhezinjtë që do ti jepnin një dorë,pasi Witsel shënon autogol.

Në fraksionin e dytë, Haaland do të shënonte në minutën e 58′. Sulmuesi norvegjez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq, pasi St.Pauli kalon në 1/8 e finales.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borussia dortmund st.pauli borussia dortmund st.pauli

Sondazh

Poll