Aktualitet

‘Njeriu i rimorkiatorëve’/ Hoti i përgjigjet Berishës: Nuk më bën dot pis!

18 Janar 2022, 09:53 Nga DOSJA
‘Njeriu i rimorkiatorëve’/ Hoti i përgjigjet

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Luan Hoti, iu është përgjigjur akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj tij. Hoti me anë të një reagimi zyrtar shkruan se Berisha nuk e bën dot pis e se këto akuza që ka ngritur ndaj tij janë të ulëta. Më tej, Hoti shton se familja e tij njihet për integritet nga të gjithë durrsakët, ndërsa e kundërta ndodh me atë të Berishës, pasi janë shpallur non-grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

REAGIMI I HOTIT

Sali Berisha nuk më bën dot pis me akuzat e tij të ulëta. Familja ime njihet për integritetin e saj nga të gjithë durrsakët. Familja e Sali Berishës njihet për korrupsion nga të gjithë shqiptarët. Për këtë korrupsion Sali Berisha dhe familja e tij është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Gjithçka thotë dhe bën tani ka lidhje vetëm me këtë përcaktim të SHBA dhe nga masat e tjera që janë paralajmëruar se do të merren dhe nga të cilat ai ka frikë si djalli mga temjani.Sali Berisha le të vazhdojë me shpifjet e tij! Ne do të vazhdojmë të nxjerrim PD nga gremina, ku ai po kërkon ta zhysë bashkë me një grup ndjekësish, që nuk duan demokratët e Durrësit, por duan vetëm karrierën e tyre personale.Ka marrë fund koha, kur PD në Durrës i shërbente nteresave korruptive politike të Sali Berishës apo ndonjë ndjekësi të tij nga halli. Qëllimi ynë është të bejmë një PD më të madhe, që shërben  demokratëve dhe shqiptarëve, të cilët duan PD në krye të qeverisë!

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Kryetarin e Partisë Demokratike Luan Hotin. Në emisionin ‘Quo Vadis’ Berisha tha se Hoti është njeriu i rimorkiatorëve. ‘Në Durrës është njeriu i rimorkatorëve. Është fat që PD shpëton prej tyre. Aferat e tyre janë zinxhir.’- tha Berisha dje.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike luan hoti partia demokratike sali berisha luan hoti partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll