Aktualitet

VD-Tentohet të grabitet Bashkia Durrës! 27-vjeçari kapet në flagrancë

18 Janar 2022, 12:16 Nga DOSJA
VD-Tentohet të grabitet Bashkia Durrës! 27-vjeçari kapet

DURRËS– Bashkia e Durrësit është tentuar të grabitet nga një i ri mbrëmjen e kaluar. Policia informon se autori me inicialet XH.K tentoi që të futet në ambientet e brendshme të Bashkisë mirëpo është kapur në flagrancë nga policia. 27-vjeçari u fut në orët e vona brenda ambienteve të Bashkisë. Tashmë ai do të akuzohet për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë.


NJOFTIMI:

Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME VIDEO/ 27-vjeçari futet brenda Bashkisë në Durrës, kapet mat nga policia

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia durres tentohet te vidhet bashkia durres bashkia durres tentohet te vidhet bashkia durres

Sondazh

Poll