Aktualitet

Ndërron situata, L.M: Po ziheshin disa çuna, plumbat kapën makinën time

18 Janar 2022, 12:08 Nga DOSJA
Ndërron situata, L.M: Po ziheshin disa çuna, plumbat kapën

TIRANË– Biznesmeni L.M ka dhënë një tjetër dëshmi në të cilën ka lënë të kuptohet se ngjarja që u përfshi sot nuk ishte atentat. Teksa foli për News24, Masha tha se pranë nënkalimit tek Liqeni i Thatë ku po kalonte ai me makinë, po ziheshin disa djem.

Ai shtoi se djemtë në fjalë kanë qëlluar me armë zjarri në sherr e sipër dhe dy plumba kanë përfunduar në makinën e tij.

“Jam në komisariat më kanë thirrur policia. Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. Jo jo, sulmi nuk kishte lidhje. Ndalova në atë kohë kur policia ishte afër se dëgjoi zhurmën dhe shoh se ata të rinj po iknin vrap,”- tha ai.

LAJMIKRYESOR: Atentat! Administratori i shkollës u shpëton plumbave, autori ikën në këmbë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll