Aktualitet

Atentat? Biznesmeni u shpëton plumbave në Tiranë, dëshmia: S’ishin për mua

18 Janar 2022, 10:41 Nga DOSJA
Atentat? Biznesmeni u shpëton plumbave në Tiranë, dëshmia:

TIRANË– Biznesmeni L.M, 63 vjeç, banues në Tiranë dhe administrator i një shkolle private në Tiranë u ka shpëtuar tre plumbave mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se rreth orës 11:30, L.M po udhëtonte me makinën e tij të llojit “Mercedes Benz”, kur pranë nënkalimit te Liqeni i Thatë është qëlluar nga tre plumba. Dy prej tyre kapën makinën e e biznesmenit, por vetë 63-vjeçari ka shpëtuar pa u plagosur. Personi që ka qëlluar është larguar me këmbë në drejtim të paditur, por rrethanat e ngjarjes janë misterioze.

Ngjarja u raportua si atentat, por dëshmitë e biznesmenit L.M kanë qenë kontradiktore. Fillimisht në media doli dëshmia se 63-vjeçari kishte rrëfyer para grupit hetimor se nuk kishte konflikte me askënd e se nuk e kishte idenë se kush mund të qëndronte pas këtij sulmi (duke lënë të kuptohet se kishte një sulm apo atentat). Gjithashtu, në dëshmi thuhej se biznesmeni e përshkruan personin që kishte qëlluar drejt mjetit të tij si ezmer, të veshur sportiv, me mjekër e rreth 25-vjeç.

Orë më vonë, teksa biznesmeni foli për ‘News24’, ngjarja mori një tjetër kthesë. 63-vjeçari tha se plumbat kanë rënë aksidentalisht në makinën e tij. Ai ka treguar se teksa kalonte pranë nënkalimit te Liqeni i Thatë ka parë se disa djem të rinj po ziheshin. Në sherr e sipër, njëri prej tyre, sipas Mashës ka shkrepur armën dhe aksidentalisht dy prej tre plumbave të dalë nga pistoleta kanë rënë mbi mjetin e tij, tip ‘ML’.

Në njoftimin zyrtar, Policia ka bërë me dije se një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të 63-vjeçarit. Në njoftimin zyrtar nuk përmendej sherri mes të rinjve e nuk sqarohej nëse plumbat kanë rënë aksidentalisht mbi mjet. Gjithashtu bëhet me dije janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit, por deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ndërron situata, Masha: Po ziheshin disa çuna, plumbat kapën makinën time

PAMJET- Kjo është makina me të cilën udhëtonte biznesmeni, u qëllua 3 herë me armë

I shpëtoi atentatit, Masha: Më qëlloi 3 herë me armë, ishte ezmer e me mjekër

FOTO/ I shpëtoi ATENTATIT, ky është administratori i shkollës private në Tiranë

Zbardhet identiteti i shënjestrës së atentatit në Tiranë, autori u largua në këmbë

DETAJE/ Shënjestra ishte 63-vjeçari, si u shpëtoi plumbave në Tiranë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll