Aktualitet

Mesazh i koduar?Kryetari i KMSH:Mos ec në tokë me mendjemadhësi, nuk do arrish malet

18 Janar 2022, 13:38 Nga DOSJA
Mesazh i koduar?Kryetari i KMSH:Mos ec në tokë me mendjemadhësi,

TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahia ndau ditën e djeshme një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’. Një shkrim i shkurtër, pa emra dhe me një mesazh. Duke mos specifikuar njeri, Spahia thotë se dikush nuk duhet të shkojë pas diçkaje që nuk ka dijeni. Ai shkruan se nuk duhet ecur me mendjemadhësi se nuk mund të arrihet në lartësinë e maleve.

SHKRIMI:

“Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjitha këto do të merren në përgjegjësi.Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve.”

Ditën e djeshme, Erdogan ishte në Shqipëri, ku ndoqi një axhendë të përcakuar. Pjesë e saj ishte dhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë. Në atë ceremoni munguan personalitete të komunitetit mysliman në Shqipëri. Shkrimi i Spahisë, lë pikëpyetje nëse lidhet me atë çka ndodhi ditën e djeshme në Tiranë…

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahia erdogan ne shqiperi bujar spahia erdogan ne shqiperi

Sondazh

Poll