Aktualitet

Dhunohet një person në Elbasan, arrestohen dy autorët (DETAJET)

18 Janar 2022, 12:59 Nga DOSJA
Dhunohet një person në Elbasan, arrestohen dy autorët (DETAJET)

ELBASAN– Dy persona kanë goditur me sende të forta një qytetar në Elbasan. Policia informon se ka vënë në pranga dy autorët, D. P., 43 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta personin tjetër. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit D. P., 43 vjeç dhe B. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin N. K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne elbasan dhune ne elbasan elbasan arrestim ne elbasan dhune ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll