Aktualitet

Përdorën imazhin e djalit të tij gjatë fushatës, aktivisti fiton gjyqin ndaj PS-së

18 Janar 2022, 12:55 Nga DOSJA
Përdorën imazhin e djalit të tij gjatë fushatës,

TIRANË– Aktivisti Besjan Pesha ka fituar gjyqin ndaj Partisë Socialiste. Pesha ka ndarë lajmin në rrjetin social ‘Facebook’, duke bërë të ditur se fitorja e sotme ishte simbolike. Ai thotë se tashmë Partia do të dëmshpërblejë djalin e tij, do kërkojë ndjesë e më tej do të heqë dhe të gjitha imazhet e pautorizuara nga rrjetet sociale.

POSTIMi:

Një fitore simbolike!Në vitin 2019, Partia Socialiste, përdori një imazh të tim biri (marrë nga faqja ime e fb) si dekor në çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore.E çova çështjen në gjykatë dhe sot u mor vendimi që PS të dëmshpërblejë tim bir dhe ne si prindër, të kërkojë ndjesë dhe të heqë gjithë imazhet e paautorizuara nga rrjetet sociale.Merita i takon Av Dorian Matlija për profesionalizmin dhe sigurisht gjykatësit për vendimin.Uroj të kemi vendosur një preçedent i cili të përdoret nga politika dhe qytetarët duke i lënë fëmijët mënjanë në lojën me topa balte të mejhanes sonë politike.

Pesha lajmëroi më 3 mars të 2019-ës që do ta dërgojë këtë çështje në gjykatë. Fotoja e djalit të tij, e shkrepur në 28 nëntor të 2015 ku djali i tij mbolli një ulli me rastin e pavarësisë. Kjo foto u përdor në aktivitetet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet besjan pesha fotoja e djalit të besjan peshës besjan pesha fotoja e djalit të besjan peshës

Sondazh

Poll