Aktualitet

Jashtë protesta kundër tij/Basha me gratë:S’ka xhelozi, kryetari është i të gjithëve

18 Janar 2022, 11:19 Nga DOSJA
Jashtë protesta kundër tij/Basha me gratë:S’ka xhelozi,

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor të LDGSH. Sapo ka hyrë në sallë, ai nuk ngurroi të komentonte protestën e të rinjve të FRPD, të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve ku ai po zhvillon takimin.

Sipas Bashës, atij i kishin thënë se aty jashtë ishin mbledhur disa gra, ndërsa shtoi se i kishte thënë të pranishmëve që të futen brenda, por kur kishte parë që nuk ishin gra, kjo nuk mund të ndodhte. Ai nuk i kurseu edhe batutat duke thënë se nuk ka vend për xhelozi, pasi kryetari i Partisë Demokratike është i të gjithëve.

Isha në një takim. Ishim me disa miq të huaj në telefon. Po flisnim për nisjen e sesionit të ri parlementar sa i takon pengesave që po na bëjnë vecanërisht për komisionet hetimore parlamentare. Sigurisht edhe për situatën e brendshme. Më thanë që ju po prsini. Më thanë ka disa gra jashtë që janë mbledhur aty kundër takimit. S’ka mundësi i thashë unë sepse do do t’i marrim do t’i sjellim brenda. Por s’qenkan gra. Se po të ishin do t’i merrnim të gjitha brenda. Madje do t’u shpjegonim dicka. Nuk ka vend për xhelozi se kryetari është i të gjithëve. Se përndryshe cfarë kryetari është po nuk që i të gjithëve. Sikur të gjithë këtë gjuhë që është përdorur në raport me zonjat, gratë, nga një grusht njerëzish që nuk i kemi parë në fushatë kundër Ramës as të nxjerrin zë jo më të bërtasin, atëherë gjërat do kishin qenë ndryshe. Për hesap të kujt e bëjnë? Për hesap të PD-së jo e jo. Normaliteti nuk vjen duke i shërbyer një njeriu që karrierën e tij e ka ngritur mbi sakrificën e grave, duke i përdur si fasadë”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Protesta e vezë/ Basha: Modeli i së keqes dhe hijet e së shkuarës po na shkatërrojnë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha bashkebisedim me gra dhe vajza lulzim basha basha bashkebisedim me gra dhe vajza lulzim basha

Sondazh

Poll