Aktualitet

Rezident në SHBA / I akuzuar për mashtrim, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë, EMRI

18 Janar 2022, 13:29 Nga DOSJA
Rezident në SHBA / I akuzuar për mashtrim, arrestohet

TIRANË – Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 55-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda. Në pranga ka rënë Vasil Prifti, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për këtë vepër penale.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë në aeroportin e Rinasit, në kohën kur ai tentoi të futej në vendin tonë, ndërkohë mësohet se, nëpërmjet mashtrimit, Prifti ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda. Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane policia tirane vasil prifti arrestim ne tirane policia tirane vasil prifti

Sondazh

Poll