Aktualitet

Zbardhet identiteti i shënjestrës së atentatit në Tiranë, autori u largua në këmbë

18 Janar 2022, 10:54 Nga DOSJA
Zbardhet identiteti i shënjestrës së atentatit në

TIRANË Dosja.al ka zbardhur identitetin e 63-vjeçarit, i cili i shpëtoi sot një atentati me armë zjarri në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për 63-vjeçarin Lulëzim Masha, i cili rezulton të jetë administrator i një shkolle private në Tiranë.

Këtë mesditë, Masha po udhëtonte në mjetin e tij të llojit “Mercedes Benz”, në zonën e njohur si Liqeni i Thatë në momentin që një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri. Autori më pas është larguar në këmbë, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi nuk e ka kapur asnjë plumb.

Shkaqet e këtij atentati mbeten ende të panjohura, ndërsa policia ka bërë me dije se ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e Tiranës.

LAJM KRYESOR: Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet drejt një mjeti

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat lulezim mashes lulezim masha policia e tiranes tirane atentat lulezim mashes lulezim masha policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll