Aktualitet

Akuzat për bashkëshorten e Bashës, PD: Gënjeshtra ordinere nga Berisha!

18 Janar 2022, 09:13 Nga DOSJA
Akuzat për bashkëshorten e Bashës, PD: Gënjeshtra ordinere

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të shumta që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë ndaj bashkëshortes së kryedemokratit Lulzim Basha. Me anë të një reagimi, PD thotë se Berisha po sillet vërdallë në Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Bashën dhe familjen e tij. Duke e quajtur Berishën gënjeshtar, PD thotë se ai ka shpifur për bashkëshorten e kreut të PD-së. Në reagim thuhet se partia Demokratike është një e shkuar e keqe e partisë dhe e shqiptarëve ndaj emri i tij do të mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

REAGIMI I PD:

I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner,  shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi disa ditë më parë se në një kompani në Qipro 80% të aksioneve i ka gruaja e kryedemokratit Basha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim basha partia demokratike sali berisha lulzim basha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll