Politike

Ftesë për Gazment Bardhin? Berisha: Ai ka një problem, Bashën

17 Janar 2022, 21:42 Nga DOSJA
Ftesë për Gazment Bardhin? Berisha: Ai ka një problem,

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftoi të gjithë deputetët demokratë që mbështesin kryetarin e saj Lulzim Basha që t’i bashkohen lëvizjes së tij për rithemelimin e partisë. Në emisionin “Quo Vadis”, ish-kryeministri u pyet nëse do ta ftonte Sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi. Ai u përgjigj se Bardhi ka vetëm një problem për të zgjidhur, të largohet nga Lulzim Basha. 

Ndaj të gjithë deputetëve, përveç Lulzim Bravës. Bardhi? Nuk ka rëndësi. Ai ka një problem, përsëri po qe se e zgjidh mirë bën. Problemi i vetëm është Lulzim Brava. Nuk mund të them që asnjëri prej tyre se janë ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën, nuk kam të dhëna se janë të implikuar në përfitime të paligjshme. Të shkëputen nga Lulzim Brava. Nuk ka turp më të madhe se 18 dhjetori kuvend që organizoi Basha. Ftesë për Topalli, Patozi,  Bregu? I ftoj, janë larguar në mënyrë të padrejtë, edhe të tjerë”, u shpreh Berisha në “Vizion Plus”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha gazment bardhi lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll