Politike

“Non grata”? Meta: Nëse ka ambasadë që do të më japë mesazh, ta bëj vetë, jo me…

17 Janar 2022, 21:29 Nga DOSJA
“Non grata”? Meta: Nëse ka ambasadë që do të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur aludimeve në media se ai do të jetë politikani tjetër i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta tha se ai ndihet super grata dhe se beson te demokracia. Po ashtu në fjalën e tij, kreu i shtetit shtoi se  kushdo që ka mesazh për të, duhet të t’ja thojë vete.

Sipas tij, shtuar se kushdo që zgjedh kryeministrin Edi Rama apo kryedemokratin Lulzim Basha për t’i dhënë mesazhe të tilla, gabon rëndë, ndërsa për këta të fundit ka zgjedhur që t’i prezantojë me “nofka”.

“Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për ti dhënë mesazhe Ilir Metes, ju them që Ilir Metën këtu do ta kenë. Kush ka ndonjë mesazh për Ilir Metën le tja thotë vetë sepse do marrë përgjigjen që meriton. Kush zgjedh “Kryememexhiun” ose “Gruan e Bilalit” për ti dhënë mesazhe Ilir Metës gabon shumë rëndë.  Kush ka një mesazh për Ilir Metën le t’ia thojë direkt Ilir Metës dhe do marrë përgjigjen ashtu siç e meriton. Ilir Meta është këtu, është super grata dhe beson te demokracia, beson te liria dhe beson mbi të gjitha te Shqipëria. Ilir Meta ka një atdhe dhe një axhendë. Ilir Meta nuk është naiv, nëse dikush do territorin tonë por përbuz popullin tonë, sot apo nesër ai do të jetë armiku ynë dhe Ilir Meta i del përballë që sot. Unë jam njeri që respektoj në radhë të parë ligjet e shtetit tim dhe pastaj ligjet e shteteve të tjera dhe le të dalë një shqiptar që thotë më gënjeu Ilir Meta. Të dalë një amerikan që të thotë më ka gënjyer Ilir Meta .Kjo është krenaria ime: Që une nuk kam gënjyer asnjë! Kur Ilir Meta ka dalur në lëvizjen e dhjetorit nuk ka patur ambasadë amerikane në Tiranë, unë kam respekt për ambasadën amerikane.”, tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll